Mirëpritet përzgjedhja e kompanisë konsulente për VME

 

24.12.2019, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv, Arsim Fetahu me bashkëpunëtorë ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Fondacionit të MCC-së për Kosovën (Millenium Challenge Corporation).

Ky takim kishte karakter njoftues me përfaqësuesit e kompanisë “Decon international”, e cila tashmë ka nënshkruar kontratën me Fondacionin e MCC-së për Kosovën, për të realizuar pjesën e konsulencës së këtij projektit për Vendosjen e Matësve të Energjisë termike (VME).

Kryeshefi Fetahu ka mirëpritur përzgjedhjen e kompanisë konsulente, optimist se kjo do të jetë në funksion të një realizimi sa më të suksesshëm të këtij projekti.

Gjatë këtij takimi janë identifikuar hapat që do të ndiqen nga konsulenca, që do t’i paraprijnë fazës implementuese të këtij projekti.

Përfaqësuesit e NP “Termokos”, të Fondacionit të MCC-së si dhe ata kompanisë konsulente janë dakorduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për realizimin e suksesshëm të këtij projekti.