“Termokos” përzgjodhi “Punëtorin e vitit 2019”

26.12.2019, Prishtinë

Pas një viti me shumë punë, angazhime, që ka rezultuar edhe me shumë suksese në të gjitha aspektet për funksionimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjes, menaxhmenti i ndërmarrjes ka organizuar ndejën tanimë tradicionale për të gjithë të punësuarit dhe ish- punëtorët e pensionuar të ndërmarrjes.

Kryeshefi Ekzekutiv, Arsim Fetahu, gjatë një fjale rasti, duke folur për veprimtarinë dhe sukseset e ndërmarrjes ka falënderuar punëtorët për kontributin e tyre dhe angazhimin përgjatë gjithë vitit.

Kryeshefi Fetahu ka bërë të ditur se këtë vit për herë të parë NP “Termokos” ka vendosur të përzgjedh punëtorët e dalluar nga secili departament, ndërsa nga të nominuarit përmes shortit do të përzgjedhet punëtori i vitit.

Nga Departamenti i furnizimit punëtor i dalluar është përzgjedhur Avdi Berisha, nga Departamenti i prodhimit – Qemajl Limani, nga Departamenti i distribuimit- Hysni Sllamniku, nga Departamenti financiar- Valbona Pakashtica si dhe nga Departamenti admininistrativ Merita Murtezi.

Nga emrat e të pesë të nominuarëve, nëpërmes shortit titulli “Punëtor i vitit 2019” i ka takuar Valbona Pakashticës.