Nënshkruhet marrëveshja mbi autorizimin e inkasimit të pagesave midis NP “Termokos” Sh.A, dhe Posta e Kosovës Sh.A

Nga data 01.06.2020 të gjithë konsumatorët e NP “Termokos” Sh.A, Prishtinë do të kenë mundësi që faturat e tyre të ngrohjes t’i paguajnë në të gjitha sportelet e Postës së Kosovës Sh.A.

Sot me datën 22.05.2020, përfaqësuesi i NP “Termokos” z. Arsim Fetahu- Kryeshef Ekzekutiv, priti në takim përfaqësuesin e Posta e Kosovës Sh.A z. Salih Morina- UD i Kryeshefit Ekzekutiv. Të pranishëm ishin edhe Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z. Hasan Preteni dhe zyrtarë nga të dya ndërmarrjet ku suksesshëm u finalizua marrëveshja mbi autorizimin e inkasimit të pagesave/faturave të konsumatorëve të NP “Termokos” Sh.A nga Posta e Kosovës Sh.A.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të NP “Termokos” Sh.A z. Preteni tha se: “kjo marrëveshje paraqet një hap para drejt qasjes sa më të lehtë, praktike dhe ofrimit të shërbimeve sa më kualitative për të gjithë konsumatorët e Termokosit.”