Rifillon furnizimi me ngrohje

 

25.10.2020, Prishtinë

Pas krijimit të mundësisë për të filluar marrjen e avullit nga TC Kosova B, tashmë NP “Termokos” ka nisur të marrë energjinë ngrohëse, të cilën kemi vazhduar ta shpërndajmë tek të gjithë konsumatorët.

Shumë shpejtë ambientet e konsumatorëve tanë do të fillojnë të ngrohen me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore.

Ditët, gjatë të cilave NP “Termokos” nuk ka arritur të furnizojë me ngrohje konsumatorët tanë, nuk do të faturohen.

Edhe një herë shprehim keqardhje, që pa dashjen tonë kemi qenë të detyruar, që të ndërpresim ngrohjen për konsumatorët tanë!