“Termokos” me marrëveshje bashkëpunimi me “Hortikulturën” për regjenerimin e hapësirave të gjelbërta

 

03.11.2020, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A, Arsim Fetahu me kryeshefin e NPL “Hortikultura”, Isak Rakovica, kanë nënshkruar sot një Marrëveshje bashkëpunimi për regjenerimin e hapësirave të gjelbërta të degraduara.

Kryeshefi Fetahu dhe ai Rakovica janë shprehur të kënaqur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, që do të thellojë edhe më tutje bashkëpunimin në mes dy ndërmarrjeve.

Kjo është vetëm njëra nga marrëveshjet, që NP “Termokos” ka arritur me ndërmarrjet publike lokale e qendrore në funksion të kultivimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit institucional.

Si rezultat i kësaj marrëveshje në pozicionet, ku NP “Termokos” gjatë intervenimeve në rrjetin e ngrohjes mund të dëmtojë hapësirat e gjelbërta, “Hortikultura” do të bëj rigjenerimin e këtyre hapësirave.

Ndërkaq, mbikëqyrja e realizimit të këtyre punimeve do të realizohet nga një komision i përbashkët i dy ndërmarrjeve.