Ftesë për paraqitjen e komenteve në Draft – “Procedura për Shqyrtimin e Ankesave dhe Kërkesave të Konsumatorëve” të N.P.”Termokos”SH.A .

N.P.”Termokos”SH.A njofton palët e interesuara se mund të paraqesin  komentet e tyre në dokumentin, Draft – “Procedura  për Shqyrtimin e Ankesave dhe Kërkesave të Konsumatorëve” të N.P.”Termokos”SH.A .

Është me rëndësi të theksohet  se Draft -“Procedura  për Shqyrtimin e Ankesave dhe Kërkesave të Konsumatorëve” të N.P.”Termokos”SH.A  , në parim është vlerësuar  në rregull  nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ndërsa publikimi I tij ka për qëllim përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara .

N.P.”Termokos”SH.A fton të gjitha palët  të japin komentet e tyre në  këtë dokumet deri me datë 20.08.2020.

Komentet me titull Draft – “Procedura  për Shqyrtimin e Ankesave dhe Kërkesave të Konsumatorëve” mund të dërgohen në e-mail adresën info@termokos.org ose në adresën postare: Dardania 28 Nëntori nr.181,10000 Prishtinë, Kosovë.