Ndërpritet furnizimi me ngrohje

23.10.2020, Prishtinë

NP “Termokos” Sh.A. njofton konsumatorët se për shkak të rënies nga sistemi të dy blloqeve të TC Kosova B dhe pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi të detyruar, që të ndërpresim furnizimin me energji ngrohëse.

Kjo do të jetë një ndërprerje e përkohshme derisa të rikthehet në funksion TC Kosova B, gjë që do të krijojë parakushtet për vazhdimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Që nga fillimi i realizimit të Projektit të kogjenerimit, është kjo sezona e gjashtë me radhë që NP “Termokos” dhe KEK kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, si rezultat i të cilit nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje të furnizimit me energji ngrohëse.

Të vetëdijshëm për nevojën e konsumatorëve tanë për ngrohje këtyre mëngjeseve të ftohta ne shpresojmë në mirëkuptimin e tyre, në pritje të rikthimit të shpejtë në funksion të TC Kosova B dhe vazhdimin e furnizimit me ngrohje!