Përfundon sezoni ngrohës 2020/2021

27.04.2021, Prishtinë

Pas plotësimit të kushteve klimatike për ndërprerjen e furnizimit me ngrohje, NP ‘’Termokos’’ Sh.A., ka përmbyllur sot sezonin ngrohës 2020/2021.

NP “Termokos” po e përfundon njërin nga sezonat ngrohëse më të suksesshme deri më tani. Gjatë sezonit ngrohës 2020/2021 janë shënuar një varg suksesessh në shumë aspekte të funksionimit të ndërmarrjes.

Prodhimi i energjisë ngrohëse ka qenë për 15.7% më i lartë, ndërsa liferimi i energjisë termike ka qenë 20.5% më i lartë se në sezonin e kaluar. Edhe faturimi për sezonin 2020/2021 ka qenë 10 % më i lartë se në sezonin paraprak.

Numri i konsumatorëve këtë sezon ngrohës është rritur për 688 konsumatorë të rinjë, me një sipërfaqe ngrohëse rreth 49 mijë m/2 më shumë se në sezonin e kaluar ngrohës.

Përndryshe, ky është sezoni i pestë, në përfundim të të cilit, për shkak të motit të ftohtë dhe me kërkesë të konsumatorëve, furnizimi me ngrohje ka vazhduar edhe për 12 ditë shtesë.