Arsim Fetahu : Kryeshef Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A

 

Arsim Fetahu është emëruar Kryeshef Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A më 01.07.2019.

Ka lindur më 20.01.1975 në Lipjan.

Ka përfunduar studimet bazike dhe master për inxhinieri mekanike, në Fakultetin e Makinerisë, në Prishtinë.

Nga nëntori i vitit 2000 ka filluar të punojë në NP “Termokos” Sh.A. Për dhjetë vite me radhë ka qenë inxhinier përgjegjës për prodhim dhe distribuim të energjisë. Nga viti 2011 e deri më tani ka qenë drejtor i Departamentit të distribuimit.

Ndërkaq, nga shkurti i vitit 2015 deri në nëntor 2015 ka ushtruar detyrën e KE-së në “Termokos”. 

Përgjatë këtyre viteve ka dhënë kontribut të madh për realizimin e projekteve të ndryshme shumë të rëndësishme për ndërmarrjen. 

Ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për realizimin e projektit kapital për të ardhmen e NP “Termokos”- Projektit të kogjenerimit. Fetahu ka udhëhequr Njësinë për mbikëqyrjen e punimeve, që ka pasur një rol vendimtar për realizimin e suksesshëm të projektit, i cili konsiderohet si më i rëndësishmi në fushën e energjisë, që është realizuar në dy dekadat e fundit në Kosovë. Ka qenë i angazhuar dhe ka dhënë kontribut, që nga ditët e para të fillimit të realizimit të këtij projekti e deri më tani, kur janë në proces zhvillimi i fazave tjera të tij, zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjetit të ngrohjes.

Ka kryer një varg trajnimesh profesionale brenda dhe jashtë vendit.

Zotëron gjuhën angleze dhe serbo-kroate.

Jeton në Fushë- Kosovë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.