Naser Canolli – Kryeshef Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A

Naser Canolli është zgjedhur në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos” SH.A më 20 nëntor të vitit 2015.

Ka lindur më: 08.05.1967 në Prishtinë

Jurist i Diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Që nga viti 2001 e deri më tani ka qenë i angazhuar në pozita të ndryshme udhëheqëse në Institucionet Qeveritare, Komunale si dhe në Ndërmarrje Publike.

Nga muaji maj i vitit 2006 deri në nëntor të vitit 2015 ka qenë drejtor i Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. 

Për më shumë se gjashtë vite, përkatësisht nga prilli i vitit 2009 deri në nëntor të vitit 2015 ka qenë Drejtor në Bordin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe anëtar i Komisionit të Auditimit.  

Gjatë një periudhe më shumë se tre vjeçare, përkatësisht nga qershori i vitit 2001 deri në dhjetor 2004 ka qenë Koordinator rajonal për Komunën e Prishtinës në Drejtorinë për Çështje Pronësore dhe Banesore.

Ndërkaq, nga maji i vitit 2003 deri në shtator 2007 ka qenë anëtar i Komitetit për Çështje Pronësore dhe Juridike në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Gjatë viteve 2005-2006 ka qenë këshilltar juridik i Komisionarit të Përkohshëm për Media në Komisionin e Përkohshëm për Media.

Z. Canolli është i certifikuar në këto fusha: organizim të punës, procedurat administrative, E-qeverisje, çështje pronësore- procedurat e shpronësimeve.

Krahas angazhimit në pozita të ndryshme udhëheqëse ka kryer edhe trajnime të ndryshme në fushën e legjislacionit vendor dhe atë të Bashkimit Evropian.

Zotëron gjuhën gjermane dhe serbe-kroate.

Banon në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.