Qëndresa Hyseni: Këshilltare e Përgjithshme/Sekretare E Korporatës

qendresa.hyseni@termokos.org

Tel/Mob: +381 (0) 38 541- 780

Detyrat dhe Kompetencat e Këshilltarit të Përgjithshëm/Sekretarit të Korporatës:

  1. a) është zyrtari më i lartë ligjor;
  2. b) është përgjegjësi kryesor në përpilimin e legjislacionit sekondar;
  3. c) përcjellë ndryshimet ligjore, që kanë të bëjnë me Ndërmarrjen duke informuar Bordin dhe menaxhmentin e kompanisë;

ç) bashkëpunon ngushtë me kryesuesin e Bordit në përgatitjen dhe mbarvajtjen e takimeve të Bordit;

  1. d) përgatitë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm  për takimet e Bordit, Komisionit të Auditimit dhe Komisioneve tjera që i formon Bordi;
  2. dh) është përgjegjës për gjithë dokumentacionin e veprimtarisë së Bordit;
  3. e) në aspektin juridik është bashkëpuntori më i afërt i KE-së;

ë) bashkërëndon veprimtarinë e Departamentit Ligjor;

  1. f) është përgjegjësi kryesor për bashkërëndimin e raporteve periodike në mënyrë eksluzive mbi pjesën e sundimit të rendit dhe ligjit;   
  2. g) kryen të gjitha detyrat tjera juridike në bazë të ligjit, Statutit dhe vendimeve.        

 

 TË DHËNA BIOGRAFIKE

Qëndresa Hyseni lindi në Prill të vitit 1991.

Ajo ka përfunduar studimet fillore dhe të mesme me mesatare 5.0 ndërsa studimet master në të Drejtën Penale, në Universitetin “Hasan Prishtina”, me notë mesatare 10.0. Aktualisht është edhe në vijim të një masteri të dytë në të Drejtën Civile.

Ka ndjekur studimet edhe në dy fakultete tjera të Universitetit “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filologjik- Drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe Gjuhë dhe Letërsi Turke.

Ka një bagazh profesional nga Insitucionet dhe zyret si: The Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH; Ministria e Intergrimit Evropian; Oda e Avokatëve të Kosovës; National Center for State Courts (NCSC/USAID); Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës; Noteria Blakaj; EuroLex&Estate; Ish Gjykata Ekonomike e Kosovës; Initiative Group Alpbach Kosova etj,.

Znj-sha Hyseni ka një përvojë në botën e jashtme si pjesmarrëse në trajnime, seminare, simpoziume e shkolla verore në vendet si: SHBA, AUSTRI, TURQI, GJERMANI dhe në vendet e rajonit.

Ajo ka udhëhequr një numër të konsiderueshëm projektesh dhe eventesh nga fusha e arsimit dhe drejtësisë, në bashkëpunim/me përkrahjen e shumë institucioneve dhe personaliteteve të rëndësësishme për Republikën e Kosovës si: zv. Presidenten e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek, Presidenten e Republikës së Kosovës, Institucionin e Avokatit të Popullit, Qendrat Korrektuese të Republikës së Kosovës (…).

Projektet e saj janë përkrahur në veçanti nga ambasadat dhe zyret ndërkombëtare, ndërsa në vitin 2017 ka qenë drejtoreshë e projektit nëntë mujor të realizuar në Qendrën Korrektuese në Lipjan me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Ajo gëzon një përvojë të mirë në redaktime, shkrime, hulumtime dhe publikime të ndryshme.

Qëndresa është njohëse e thellë e të drejtës pozitive por në të njëjtën kohë e angazhuar edhe në punën shkencore juridike, me interes të veçantë në të drejtën krahasuese, si tek punimi “E Drejta” nr.1-4/2016, mbi Bankat Konvencionale dhe Islame ose punimi, “Procesi i Përafrimit të Legjislacionit të Republikës së Kosovës me Acquis të BE-së”, për konferencën  ICES  IX 2019, “The Process of Legal Approximation with EU Acquis in Republic of Kosovo” për Balkan Journal of Interdisciplinary Research (…).

Ka ofruar mbështetjen e saj akademike duke asistuar në përpjekjet për draftimin dhe editimin e Manualit të parë Kosovar të Citimeve dhe Shkrimit Ligjor, i cili do të ndiqte modelin e SHBA-ve, duke u bërë si udhërrëfyes drejt shkrimeve të kompletuara ligjore dhe kundër plagjiaturave;

Gëzon aftësi të shkëlqyeshme për arritje të mirkuptimit dhe bashkëpunimit me masa të gjera dhe gjenerata të reja (buruar kjo nga përvoja në shoqërinë civile).

Për të vënë pah është edhe përvoja e saj 6 vjeçare si ligjëruese në projekte.

Ajo njihet nga ekrani edhe si organizatore e festave dhe aktiviteteve argëtuese për personat me nevoja të  veçanta, personat e moshuar, kategorinë e personave në shtëpinë e pleqëve, fëmijët e braktisur, femrat nga minoritetet, e ndërsa për tre vite e gjysmë ka arritur të siguroj asistence sociale për 24 familje në nevojë.

Ekrani dhe Media e identifikon si oratore dhe figurë interesante sidomos nga prezentimet triumfuese në kuize dhe gara të diturisë.

Qëndresa zotëron shkëlqyeshëm gjuhët Angleze dhe Turke (me përvojë edhe si përkthyese), poashtu zotëron gjuhën Latine-Juridike, është duke marrë mësime profeisonale të gjuhës Serbe ndërsa kupton edhe disa gjuhë tjera si: Gjermane, Italiane dhe Spanjolle.