Projekti i Kogjenerimit

Projekti i kogjenerimit është realizuar me qëllim të përmirësimit të sistemit të ngrohjes qendrore për banorët e Prishtinës, nëpërmes sjelljes së ujit të ngrohtë nga Termocentrali Kosova B.

Për këtë projekt janë ndarë rreth 37 milion euro, mbi 13 milion nga Komisioni Evropian, 15 milion nga Qeveria Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (10 milion prej të cilave janë grant, ndërsa 5 milion janë kredi), 1.8 milion euro nga Qeveria Suedeze, 1.5 milion euro nga Qeveria e Luksemburgut, 3.8 milion euro nga Komuna e Prishtinës dhe 1.2 milion nga Qeveria e Kosovës.

Dobitë e projektit:

  • Siguron qëndrueshmërinë e ngrohjes
  • Ulë shpenzimet operacionale
  • Nëpërmes këtij projekti do të kemi një ambient më të pastër
  • Krijon mundësinë për zgjerimin e rrjetit dhe kyçjeve të reja

Është një projekt kapital për qytetarët e Prishtinës

Projekti do të ketë 3 faza: rehabilitimi, koogjenerimi dhe zgjerimi i rrjetit.