Kryeshefi Canolli priti përfaqësuesit e MCC-së për çështje gjinore dhe sociale

04.12.2017, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A, Naser Canolli me bashkëpunëtorë ka pritur në një takim përfaqësuesit për çështje gjinore dhe sociale të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit – MCC (Millenium Challenge Corporation), Suzane Maia, Connie Smyser, Bradley Abbott dhe Nita Luci.
Kryeshefi Canolli i ka informuar përfaqësuesit e MCC-së për numrin e konsumatorëve dhe çështje të ndryshme teknike të ndërlidhura ngushtë me veprimtarinë e ndërmarrjes.
Përfaqësuesit e MCC-së u interesuan për përfaqësimin gjinor në strukturën e të punësuarve të ndërmarrjes dhe në menaxhmentin e “Termokos”-it.
Në mes tjerash në këtë takim është diskutuar edhe për projekte tjera të përbashkëta, që mund të realizohen në të ardhmen, me fokus të veçantë përfaqësimin gjinor.
Nga fondi prej 49 milion dollarësh, që MCC-ja e ka miratuar për të financuar projekte në fusha të ndryshme në Kosovë, 10.9 milion dollarë i janë ndarë “Termokos”-it për të financuar projektin për vendosjen e matësve të energjisë termike tek të gjithë konsumatorët tanë. Ndërkaq, përfaqësimi gjinor dhe social konsiderohet pjesë kyçe e programit për efiçencë të energjisë.