17.04.2020, Prishtinë

Ndonëse NP “Termokos” Sh.A., sipas afatit ligjor ka përmbyllur sezonin ngrohës 2019/2020 para dy ditësh, përkatësisht më 15.04.2020, me kërkesë të konsumatorëve të shumtë drejtuar në ndërmarrjen tonë dhe në Komunën e Prishtinës, menaxhmenti i NP “Termokos” në koordinim me Komunën e Prishtinës ka vendosur, që nga sot të rifillojë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Furnizimi me ngrohje do t’u përshtatet kushteve klimatike, përkatësisht lëvizjes së temperaturave të ajrit.