11.06.2020, Prishtinë

Bordi i Drejtorëve të NP “Termokos” SH.A, i shoqëruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, Arsim Fetahu, ka përcjellë nga afër punët, që janë duke u zhvilluar në parapërgatitje të sezonit të ardhshëm ngrohës.

Ata u njoftuan me procesin e pastrimit të këmbyesve të nxehtësisë, përgatitjen për zbutjen kimike të ujit para futjes së tij në rrjetin e ngrohjes, si dhe gjithë aktivitetet tjera, që realizohen në kuadër të Planit aksional, që rëndom nisë me të përfunduar sezoni ngrohës dhe vazhdon deri në sezonin e ardhshëm ngrohës.

Gjatë kësaj vizite Bordi i Drejtorëve ka vizituar edhe Stacionin për pranimin e avullit, i cili ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova B. Ndërkaq, kryeshefi Fetahu i ka njoftuar me projektet, që janë duke u realizuar për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes.

Bordi i Drejtorëve është ndarë i kënaqur me gjithë përgatitjet, që po zhvillohen në funksion të një përgatitje sa më të mirë për sezonin e ardhshëm ngrohës.