N.P.”Termokos”SH.A njofton palët e interesuara se mund të paraqesin komentet e tyre në dokumentin, Draft – “Procedura për Shqyrtimin e Ankesave dhe Kërkesave të Konsumatorëve” të N.P.”Termokos”SH.A .
Është me rëndësi të theksohet se Draft -“Procedura për Shqyrtimin e Ankesave dhe Kërkesave të Konsumatorëve” të N.P.”Termokos”SH.A , në parim është vlerësuar në rregull nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ndërsa publikimi I tij ka për qëllim përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara .
N.P.”Termokos”SH.A fton të gjitha palët të japin komentet e tyre në këtë dokumet deri me datë 20.08.2020.
Komentet me titull ” Draft – “Procedura për Shqyrtimin e Ankesave dhe Kërkesave të Konsumatorëve” mund të dërgohen në e-mail adresën info@termokos.org ose në adresën postare: Dardania 28 Nëntori nr.181,10000 Prishtinë, Kosovë.