04.11.2020, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A, Arsim Fetahu ka inspektuar sot punimet, që janë duke u zhvilluar në afërsi të rrethrrotullimit në mes “Rrugës B” dhe “Rrugës C”, në kuadër të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, që është duke u realizuar me fondet e Komisionit Evropian.
Kryeshefi Fetahu është njoftuar për ecurinë e punimeve në këtë lokacion. Këto punime, si pjesë përmbyllëse e gjithë Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, janë në fazën përfundimtare dhe në kuadër të tyre do të kyçen për herë të parë në rrjetin e ngrohjes edhe 6 objekte të reja banesore në afërsi të “Rrugës C”, të cilat do të përfitojnë ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore.
Bazuar në dinamikën e deritanishme pritet që këto punime të përfundojnë brenda këtij muaji.