04.10.2021, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., Arsim Fetahu ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës, prof.dr. Naser Sahitin të shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Esat Kelmendi.

Kryeshefi Fetahu me një pjesë të menaxhmentit të ndërmarrjes, kanë njoftuar mysafirët nga UP-ja, me përgatitjet që po bëhen për fillimin e sezonit të ri ngrohës, me projektet, që janë në proces si dhe me ato që pritet të fillojnë realizimin së shpejti.

Në mes tjerash, në këtë takim, janë diskutuar edhe mundësitë e bashkëpunimit në mes NP “Termokos” dhe UP-së.

Kryeshefi Fetahu dhe Rektori Sahiti janë shprehur të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm, optimistë se do të gjenden mundësi të reja bashkëpunimi në mes NP “Termokos” dhe UP-së.