Evidentohet një rrjedhje në hapësirat e QKUK-së

 

03.12.2021, Prishtinë

Sot në mëngjes ekipet tona në teren kanë evidentuar një rrjedhje në gypin, që furnizon me ngrohje disa objekte në hapësirat e QKUK-së: Instituti i mjekësisë ligjore, Ortoprotetika, Mjekësia sportive, Klinika e Psikiatrisë, Dekanati i ri i Fakultetit të Mjekësisë, Spitali amerikan dhe disa objekte të vogla afariste përreth.

Tanimë, ekipet tona kanë dalë në teren dhe pritet, që shumë shpejtë të evitojnë rrjedhjen dhe të rikthejnë furnizimin me ngrohje.