- 10 Maj, 2022
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Solar 4 Kosovo
Pa Komente

10.05.2022, Prishtinë
Në fazën përgatitore të realizimit të Projektit “Solar 4 Kosovo II”, janë shpërndarë broshurat informuese për vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social, me qëllim të identifikimit të vlerësimit të rreziqeve dhe ndikimeve sociale edhe në ambient. Gjatë kësaj faze mirëpritet bashkëpunimi me komunitetin, kontributi i të cilit mund të jepet nëpërmes komenteve.
Këto broshura informuese janë vendosur në hyrje të objektit të Komunës së Prishtinës dhe Obiliqit, në lagjen “Hade e re” dhe në shkollën e kësaj lagjeje.