U.D. i KE-së Vitija kërkoi intensifikimin e punimeve

 

15.07.2022, Prishtinë

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos” SH.A., Raif Vitija ka inspektuar nga afër punimet, që po realizohen në kuadër të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, që po realizohet falë përkrahjes nga Qeveria gjermane, nëpërmes KfW-së.

Pasi është njoftuar nga zyrtarët e kompanisë punëkryese për rrjedhën e punimeve dhe pengesat, që ata po hasin gjatë realizimit të punimeve në terren, u.d. i KE-së, Vitija ka kërkuar prej tyre intensifikimin e punimeve. Ai u shpreh i bindur se me një punë më intensive në terren do të arrihet realizimi i këtij projekti me kohë.

Vitija ka rikujtuar rëndësinë e realizimit të këtij projekti sipas planifikimeve, gjë që në vazhdën e parapërgatitjeve për sezonin e ardhshëm ngrohës, do të siguronte një furnizim sa më cilësor me ngrohje për gjithë konsumatorët e ndërmarrjes. Krahas çështjes së realizimit të planit dinamik të punimeve, ai u interesua edhe për respektimin e masave të sigurisë nga kompania punëkryese dhe kërkoi më shumë angazhim, në mënyrë që realizimi i punimeve të mos pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonat e vendpunimeve.