- 9 Gusht, 2022
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

09.08.2022, Prishtinë
Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”, Raif Vitija me bashkëpunëtorë, ka inspektuar sot punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, që po zhvillohen në disa lokacione në lagjen “Ulpiana”.
Ai është njoftuar me dinamikën e punimeve nga përgjegjësit e kompanisë punëkryese dhe problemet, që ata kanë hasur gjatë realizimit të punimeve në këto lokacione.
U.d. i KE-së, Vitija është shprehur i kënaqur, që po bëhet një zgjidhje shumë e mirë dhe afatgjate e problemeve në këtë pjesë të rrjetit të ngrohjes, ku sezonave të kaluara ngrohëse janë evidentuar probleme dhe rrjedhje.
Rrjeti i ngrohjes në afërsi të kopshtit “Fatosat” për shkak të dëmtimeve të rrjetit dhe pozicionit shumë të papërshtatshëm ka marrë kohë të konsiderueshme, por pritet të përfundojë nga fundi i javës.
Punimet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, që janë në proces të realizimit, janë pjesë e projektit të financuar nga Qeveria gjermane, nëpërmes Bankës Gjermane pë Zhvillim (KfW).