LISTA PËRFUNDIMTARE E KANDIDATËVE PËR KRYESHEF EKZEKUTIV

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të NP “Termokos” SH.A. në bashkëpunim me Projektin e Ambasadës Britanike për asistim/bashkëpunim për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, pas realizimit të të gjitha procedurave rekrutuese, të përcaktuara me ligjet në fuqi, në konkursin për Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” SH.A., të shpallur më 07.07.2022 në mediet vendore dhe në ueb faqen zyrtare të ndërmarrjes, bazuar në vlerësimin e realizuar veçmas dhe të pavarur si nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, ashtu edhe nga ekipi i Ambasadës Britanike, ka nxjerrë këtë rezultat final të poentimit të kandidatëve:

 

Kandidati

Rezultati final

Fisnik Osmani

36.75

Skender Xani

21.5

Artan Shabani

20

 

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, sipas rezultatit të treguar gjatë procedurave rekrutuese dhe në bazë të dokumentacionit, që posedon, si kandidat potencial dhe me mundësi zgjedhje për këtë vend pune, cakton kandidatin me më së shumti pikë.

 

Këshilla juridike: Kandidatët e pakënaqur me rezultatin e konkursit, nëse konsiderojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre, kanë të drejtë ankese në afatin prej tetë (8) ditësh, nga dita e publikimit të këtij njoftimi, duke parashtruar ankesë në NP “Termokos” SH.A.

 

09.09.2022

Prishtinë