- 21 Shtator, 2022
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme
Pa Komente

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të NP “Termokos” SH.A., duke respektuar të gjitha afatet e parapara ligjore, ka nënshkruar kontratën e punës për Kryeshefin e ri Ekzekutiv, z. Fisnik Osmani.
Z. Osmani është përzgjedhur KE i NP “Termokos” SH.A., pas realizimit të të gjitha procedurave rekrutuese të përcaktuara me ligjet në fuqi, të udhëhequra nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të NP “Termokos” SH.A. në bashkëpunim me Projektin e Ambasadës Britanike për asistim/bashkëpunim për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.
Bazuar në vlerësimin e realizuar veçmas dhe të pavarur nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, dhe nga ekipi i Ambasadës Britanike, z. Osmani ka arritur rezultatin më të mirë nga të gjithë kandidatët.