- 29 Shtator, 2022
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

29.09.2022, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Fisnik Osmani, sot ka inspektuar vijimin e punimeve në disa lokacione, ku aktualisht është duke u punuar për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes.
Nga përgjegjësit e kompanisë punëkryese, ai u njoftua për ecurinë e punimeve, vështirësitë, që kanë hasur gjatë ekzekutimit të punëve në terren dhe planin dinamik për finalizmin e punimeve.
Kryeshefi Osmani ka shprehur kënaqësinë e tij, që një segment shumë i rëndësishëm i rrjetit të ngrohjes, në afërsi të institucioneve kyçe kosovare, që ka qenë i stërvjetëruar dhe kohë pas kohe ka paraqitur probleme në furnizimin me ngrohje, do të bëhet me një rrjet të ri, që do të sigurojë furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje.
Me reahabilitimin e rrjetit të ngrohjes, përkatësisht ndrrimit të gypave të vjetër të ngrohjes me gypa të rinjë paraizoluar do të zgjidhen përfundimisht problemet e furnizimit me ngrohje për të gjitha institcionet e kyçura në këtë segment, duke filluar nga objekti i Qeverisë së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Komisioni Evropian, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në vazhdën e përgatitjeve finale për fillimin e sezonit ngrohës 2022/2023, Kryeshefi Osmani ka kërkuar nga kompania punëkryese, që të intensifikojë aktivitetet dhe të përfundojë sa më shpejtë angazhimet në terren, në mënyrë që të gjitha objektet të jenë të gatshme për fillimin e furnizimit me ngrohje.