- 6 Tetor, 2022
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

05.10.2022, Prishtinë
NP “Termokos” SH.A., në përpjekje të vazhdueshme për të ofruar ngrohje për sa më shumë konsumatorë, në veçanti objekte të rëndësishme institucionale, ka filluar punimet për të kyçur në rrjetin e ngrohjes objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare 11 në lagjen e “Muhagjerëve”.
Punimet, që po zhvillohen për kyçjen e kësaj QKMF- je, i ka vëzhguar për së afërmi Kryetari i Prishtinës, z.Përparim Rama bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani.
Kryetari Rama ka shprehur mbështetjen e tij për punëtorët, që janë angazhuar për të realizuar kyçjen në rrjetin e ngrohjes për QMF-në.
Ndërkaq, Kryeshefi Osmani duke inkurajuar punëtorët, që po punojnë për realizimin e kësaj kyçje, ka njoftuar z. Rama, se planifikohet që gjithë punimet të realizohen në afat rekord dhe objekti i QMF-së të fillojë furnizimin me ngrohje, që nga fillimi i sezonit ngrohës 2022/2023.