- 27 Tetor, 2022
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme
Pa Komente

27.10.2022, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani ka inspektuar punimet, që janë duke u zhvilluar për sanimin e një rrjedhje, që është paraqitur në gypin furnizues në oborrin e Bibliotekës Kombëtare.
Kryeshefi Osmani u njoftua me ecurinë e punimeve, të cilat pritet të përfundojnë gjatë ditës së sotme dhe të rikthehet furnizimi me ngrohje për të gjitha objektet, që furnizohen me ngrohje nëpërmes këtij gypi.
Nga ky gyp furnizohen me ngrohje Ministria e Arsimit, Akademia e Shkencave dhe Arteve, Fakulteti i Arkitekturës, shkolla “Naim Frashëri” si dhe objekti i Policisë së Kosovës në lagjen e “Muhaxherëve”.