- 31 Tetor, 2022
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme
Pa Komente

29.10.2022, Prishtinë
Në kuadër të aktiviteteve, që janë organizuar gjatë muajit tetor, i cili i dedikohet ndërgjegjësimit për kancerin, fushatën e organizuar nga Drejtorati për Shëndetësi i Komunës së Prishtinës, e ka mbështetur edhe NP “Termokos” duke bërë ndriçimin e oxhakut me ngjyrën rozë.
Ndërgjegjësimi për rrezikun nga kjo sëmundje, jetesa e shëndetshme, kontrollat e rregullta, diagnostikimi hershëm, janë garancë për shpëtimin e jetës së bashkëqytetarëve tanë.
NP “Termokos” bashkëndjen me të gjithë të prekurit nga kanceri dhe mbështetë fuqimisht gjithë angazhimet për luftimin e kësaj sëmundje.
Ju nuk jeni vetëm, ne jemi me Ju!
Beteja juaj, është beteja jonë!



