Fillim i mbarë për kyçjen në rrjetin e ngrohjes të lagjes “Arbëria”

 
05.11.2022, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., Fisnik Osmani me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, dhe asambleistët, Jeta Rafuna e Amir Simnica, kanë inspektuar punimet, që po zhvillohen për kyçjen në rrjetin e ngrohjes të një pjese të lagjes “Arbëria”.
Pasi janë informuar për rrjedhën e punimeve, ata u ndanë të kënaqur me dinamikën e punimeve, që janë duke u realizuar para afatit të përcaktuar.
Altualisht, punimet janë duke u zhvilluar në rrugën “Dritan Hoxha”, ku po vendoset rrjeti i gypave, që do të furnizojnë me ngrohje 43 objekte banesore të pjesës së poshtme të lagjes “Arbëria”.