Kundër dhunës ndaj grave oxhaku i “Termokos” bëhet i portokalltë

 
25.11.2022, Prishtinë
NP “Termokos” SH.A., në mbështetje të aktiviteteve për shënimin e 25 nëntorit- Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, që janë organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sonte ka bërë ndriçimin e oxhakut me ngjyrën e portokalltë.
Përveç kësaj, në mbështetje të kësaj nisme, në faturat e ngrohjes për muajin nëntor do të shtypen edhe mesazhet “Dhuna është krim. Mos dhuno! Raporto 192” si dhe slloganin zyrtar “As edhe një më shumë”.
Ngjyra e portokalltë simbolizon një të ardhme të ndritur dhe pa dhunë për gratë dhe vajzat.