- 15 Dhjetor, 2022
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

15.12.2022, Prishtinë
Në mbledhjen e fundit për këtë vit kalendarik, Aksionarët: z. Alban Zogaj, znj. Jeta Rafuna- Hasani, z. Milazim Vitija dhe Bordi i Drejtorëve: znj. Ariana Pireva, znj. Mirëlinda Zhushi, z. Shuajb Mehmeti, z. Mentor Maliqi dhe z.Fisnik Osmani, Kryeshef Ekzekutiv i NP “Termokos” SH. A., kanë përmbledhur arritjet dhe sukseset, që janë realizuar gjatë vitit 2022.
Aksionarët e ndërmarrjes dhe Bordi i Drejtorëve janë shprehur të kënaqur me progresin e arritur dhe tejet optimist me perspektivën e ndërmarrjes.
Projektet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, “Prishtina Heat Save”, Projekti i soalareve si dhe ai për dyfishimin e kapaciteteve termike, janë disa nga projektet kapitale dhe angazhimet, që kanë nisur, janë zhvilluar gjatë këtij viti dhe do të vazhdojnë realizimin gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që disa prej tyre edhe do të përmbyllen.
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani ka falenderuar secilin prej tyre për angazhimin dhe përkrahjen e ofruar për zhvillimin e ndërmarrjes, si dhe secilin punëtor të ndërmarrjes për kontributin, që ka dhënë në sukseset e arritura.