Firmoset marrëveshja, që i hapë rrugë realizimit të “Solar4Kosovo”

20.12.2022, Prishtinë

 
Marrëveshja e veçantë për realizimin e Projektit kapital “Solar 4 Kosovo” është nënshkruar sot nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, përfaqësuesi i Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), z.Pablo Obrador Alvarez dhe Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani.
Ky projekt nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe i pari në rajon do të sigurojë kapacitet shtesë termik, nëpërmes shfrytëzimit të energjisë diellore, gjë që do të mundësojë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes edhe për një pjesë të lagjes “Arbëria” dhe “Tophane”.
Projekti “Solar 4 Kosovo” do të financohet nga grantet e Qeverisë Gjermane dhe BE-së nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) në vlerë të 31.6 milion eurove dhe 21.5 milion eurove, si dhe një kredi e butë nga BERZH-i në vlerë të 23.2 milion eurove.