- 4 Janar, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme
Pa Komente

31.12.2022, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Fisnik Osmani me drejtorin e Departamentit të Prodhimit , z. Florent Hoxha dhe drejtorin e Departamentit të Furnizimit, z. Raif Vitija, në natën e ndërrimit të moteve kanë vizituar ekipet, që kanë qenë kujdestare në ndërmarrje.
Kryeshefi Osmani ka falenderuar ekipen e palodhshme për angazhimin dhe gatishmërinë, që edhe në mbrëmje festive janë larg familjeve të tyre, duke u përkujdesur për furnizim të rregull me ngrohje për 16 mijë konsumatorë tanë.
Ai ka uruar të gjithë për Vitin e Ri 2023, me shpresën se edhe gjatë këtij viti do të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin përkushtim e seriozitet për arritjen e sukseseve të reja në ndërmarrje.