Fillon kyçja në rrjetin e ngrohjes të Federatës së Futbollit dhe Stacionit Policor Jugu

 

05.01.2023, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Fisnik Osmani bashkë me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi kanë monitoruar punimet, që kanë nisur për të mundësuar kyçjen në rrjetin e ngrohjes të objektit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe objektit të Stacionit të Policisë Jugu.

Kryeshefi Osmani ka njoftuar z. Ademi me punët, që po zhvillohen nga ekipet tona, të cilat do të finalizohen brenda pak ditësh dhe shumë shpejtë planifikohet të nisë edhe furnizimi me ngrohje.

Kryetari i FFK-së, z. Agim Ademi ka falenderuar z. Osmani për mundësinë për t’u kyçur në rrjetin e ngrohjes.

Këto dy objekte me rreth 4 mijë metra katrorë do të kyçen për herë të parë në rrjetin e ngrohjes.