Shtrirja e rrjetit në “Arbëri”afër përfundimit

 

23.01.2023, Prishtinë

Brenda një kohe të shkurtër, prej kur ka nisur zgjerimi i rrjetit të ngrohjes për 43 objekte banesore të lagjes “Arbëria”, punimet për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes janë afër përfundimit.

Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A, z. Fisnik Osmani ka monitoruar nga afër realizimin e punimeve për shtrirjen e rrjetit në këtë pjesë të qytetit.

Ai është shprehur i kënaqur me dinamikën e punimeve, të cilat pritet të përfundojnë brenda pak ditësh në “Arbëri”, për të vazhduar më pas me shtrirjen e rrjetit në pjesët tjera të kryeqytetit.