Fillon zgjerimi i rrjetit të ngrohjes për lagjen në afërsi të Parkut

 

03.02.2023, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani  me aksionarët e ndërmarrjes znj. Jeta Rafuna dhe z. Milazim Vitija, morën pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për lagjen në afërsi të Parkut të qytetit.

Në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë shumë qytetarë të kësaj lagjeje, ku do të kyçen në rrjetin e ngrohjes 62 objekte me 767 njësi banesore me 106.145 m/2 sipërfaqe.

Projekti është bashkëfinancuar nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe nga NP “Termokos”.

Sipas planit dinamik, shtrirja e rrjetit të gypave të ngrohjes për këtë lagje planifikohet të zgjasë disa muaj.

NP “Termokos” SH.A. kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat eventuale, që do të paraqiten gjatë realizimit të punimeve dhe paraprakisht i falenderon ata për bashkëpunimin!