06.02.2023, Prishtinë
Një nga objektet e para, që do të përfitojë ngrohje në kuadër të Projektit për zgjerimin e rrjetit, do të jetë Shtëpia e Sportit në qendër të Prishtinës.
Me rastin e fillimit të punimeve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani dhe aksionarët e ndërmarrjes znj. Jeta Rafuna dhe z. Milazim Vitija, janë pritur nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi.
Ai ka falenderuar Kryeshefin Osmani, që bazuar në premtimin e dhënë po fillon jetësimin e këtij projekti, i cili do t’ofrojë ngrohje edhe për Shtëpinë e Sportit.
Ndonëse, gjendet në qendër të Prishtinës, ky objekt me afro 1.000 m/2, do të kyçet për herë të parë në rrjetin e ngrohjes, duke krijuar kushte më të favorshme për punën e shumë federatave sportive, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre tek Shtëpia e Sportit.