- 21 Shkurt, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme
Pa Komente

20.02.2023, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani dhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, z. Ahmet Shala, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qëllim lidhjen e një bashkëpunimi, i cili do të shërbejë në ngritjen e cilësisë profesionale të shërbimit të stafit të ngrohtores si dhe të cilësisë së arsimimit të studentëve me angazhim praktik e të drejtpëdrejt në aktivitete të ndryshme të ngrohtores.
Z. Osmani dhe z. Shala nënshkrimin e kësaj marrëveshje e kanë vlerësuar si një mundësi më shumë për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes NP “Termokos” dhe FIM.

