- 27 Shkurt, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme
Pa Komente

27.02.2023, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, z.Arton Berisha nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për shërbime urgjente të mirëmbajtjes dhe riparimeve në hapësirat publike dhe në hapësirat e ndërmarrjes sonë.
Kjo është marrëveshja e tretë me radhë, në saje të së cilës NPB ofron shërbimet e saj për sanimin e gropave, punimin e pusetave, shtrimin e kubëzave, riparimin dhe mirëmbajtjen e nënstacioneve, varësisht sipas nevojave, që paraqiten gjatë realizimit të punëve në terren nga ekipet e ndërmarrjes sonë.


