Kryeshefi Osmani u takua me kryetarin e SHIL të UÇK-së

01.03.2023, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Fisnik Osmani ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së- dega në Prishtinë, z.Sylë Vitija.

Osmani dhe Vitija biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, duke u bazuar në Ligjin për të drejtat dhe benificionet e familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës së UÇK-së, me theks të veçantë lirimin nga pagesa e shërbimeve të ngrohjes për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, përparësinë e punësimit të tyre në NP “Termokos”, si dhe kyçjen në rrjetin e ngrohjes për objektin e shoqatave të dala nga lufta.

Kryeshefi Osmani duke shprehur mirënjohjen e tij për kontributin dhe sakrificën e pjesëtarëve të UÇK-së, u zotua se do të shqyrtojë mundësitë e realizimit të këtyre kërkesave nga SHIL të UÇK-së, dega në Prishtinë.