“Termokos” me dhuratë unike për punëtoret e ndërmarrjes

08.03.2023, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani  i shoqëruar nga bashkëshortja, znj. Linda Krasniqi, kanë takuar punëtoret më të vjetra të ndërmarrjes: Bukurije Mushicen, Raza Gashin, Afërdita Gojanin dhe Luljeta Muçollin.

Kryeshefi Osmani ka falenderuar të gjitha punëtoret e ndërmarrjes për angazhimin dhe kontributin e çmueshëm, që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në ndërmarrje.

Në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e palodhshëm në ndërmarrje, të gjitha grave dhe vajzave të ndërmarrjes u janë dhuruar varëse të punuara nga Qendra për promovimin e të drejtave të grave, të cilat përcjellin mesazhin domethënës të tregimeve të historisë së mbijetuarve të dhunimit seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë.