- 14 Mars, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

14.03.2023, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani ka monitoruar fillimin e punimeve për kyçjen në rrjetin e ngrohjes të Institucionit Parashkollor “Shkronjat” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Në këtë kopsht me një sipërfaqe prej 600 m/2, janë akomoduar 140 fëmijë, të cilët nga sezoni i ardhshëm do të kenë mundësinë, që aktivitetet ditore t’i zhvillojnë në ambiente më të ngrohëta.
“Shkronjat” është kopshti i 10 me radhë i kyçur në rrjetin e ngrohjes, ndërsa kyçja e tij është mundësuar në saje të Projektit për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, i cili është në proces të realizimit dhe bashkëfinancohet nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe nga NP “Termokos”.


