Kryeshefi Osmani u takua me drejtuesen e SHSKUK-së

17.03.2023, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani ka takuar zëvendësuesen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj.

Në takim janë diksutuar modalitetet e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes NP “Termokos” dhe SHSKUK-së, me theks të veçantë u shqyrtuan mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate dhe të qëndrueshme, sa i përket furnizimit me ngrohje pas përfundimit të sezonit ngrohës për qendrën më të madhe spitalore në vend.  

Kryeshefi Osmani dhe dr. Arënliu- Hoxhaj, duke u bazuar në specifikat e kësaj qendre, u dakorduan që të angazhohen bashkarisht për të siguruar furnizimin e nevojshëm me ngrohje për SHSKUK-në, në veçanti Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike.

NP “Termokos” përgjatë gjithë sezonit ngrohës ofron ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për 37 klinikat e QKUK-së me një hapësirë prej 97.800 m/2. Për shkak të rëndësisë dhe ndjeshmërisë, QKUK trajtohet si një konsumator i privilegjuar i ndërmarrjes.