Konstituohet Bordi i Drejtorëve

16.03.2023, Prishtinë

Komisioni Komunal i Aksionarëve të NP “Termokos” SH.A., z. Alban Zogaj, znj. Jeta Rafuna dhe z. Milazim Vitija, në një mbledhje të përbashkët me anëtarët e rinjë të Bordit të Drejtorëve, kanë marrë pjesë në konstitiumin e BD-së.

Bordi i Drejtorëve do të kryesohet nga z.Visar Vokrri, ndërsa anëtarë janë: znj. Shukrije Morina, z. Mentor Maliqi dhe znj. Vesa Kelmendi.

Bordi i Drejtorëve është përzgjedhur pas përfundimit të procedurave rekrutuese, bazuar në konkursin e shpallur më 11.11.2022. Në këtë konkurs kanë aplikuar 42 kandidatë, 23 prej tyre kanë plotësuar të gjitha kushtet dhe janë ftuar për intervistim, ndërsa 20 prej tyre janë paraqitur për intervistim.

I gjithë procesi i rekrutimit të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën Britanike në Kosovë, ndërsa është monitoruar edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.