- 8 Maj, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

08.05.2023, Prishtinë
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z. Alban Zogaj, njëkohësisht edhe aksionar i ndërmarrjes, z. Milazim Vitija poashtu aksionar, bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani, kanë monitoruar në fundjavë punimet, që janë duke u zhvilluar në lagjen “Ulpiana” në kuadër të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes.
Aksionarët e Kryeshefi i ndërmarrjes janë njoftuar me dinamikën e punimeve, të cilat janë duke zhvilluar me një intensitet të shpejtë për reahabilitimin e rrjetit të ngrohjes në këtë lagje.
Aktualisht gypat e stërvjetëruar të rrjetit të ngrohjes janë duke u zëvendësuar me gypa të rinjë të paraizoluar të standardeve më të larta ndërkombëtare, ndërsa gjithë punimet pritet të përfundojnë brenda pak ditësh.







