- 15 Maj, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

13.05.2023, Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, z.Përparim Rama i shoqëruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani kanë vizituar vendpunimin në qendër të kryeqytetit, përkatësisht kryqëzimin e rrugëve “Ukshin Hoti”, “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”, ku po zhvillohen punimet për vendosjen e gypit kryesor për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.
Kryetari Rama dhe Kryeshefi Osmani u njoftuan me rrjedhën e punimeve për vendosjen e gypit të ngrohjes, i cili do të shërbejë për furnizimin me energji ngrohëse për 36 objekte banesore të lagjes “Arbëria” me mbi 2 mijë konsumatorë dhe rreth 250 mijë m/2 sipërfaqe ngrohëse.
Punimet janë duke u zhvilluar në kuadër të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, i cili është duke u realizuar me fondet e ndara nga Qeveria Gjermane dhe Qeveria e Luksemburgut nëpërmes Bankës Gjermane pë Zhvillim (KfW) dhe bashkëfinancim nga “Termokos”.



