- 30 Qershor, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme
Pa Komente

30.06.2023, Prishtinë
Në vazhdën e marrëveshjeve me ndërmarrjet tjera, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Fisnik Osmani me Kryeshefin e Trafikut Urban, z. Burim Maraj kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Me këtë marrëveshje dy ndërmarrjet kanë për qëllim avancimin e mëtutjeshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.
Sikur edhe marrëveshjet tjera me ndërmarrje e institucione vendore, në saje të marrëveshjes së nënshkruar në mes NP “Termokos”” dhe Trafiku Urban do të vazhdojë të ngritet cilësia e shërbimeve për kryeqytetasit.


