- 7 Korrik, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

07.07.2023, Prishtinë
NP “Termokos” SH.A. sot ka organizuar një ceremoni me rastin e pensionimit të Jahir Gashit, një nga punëtorët me angazhimin dhe kontrubutin më të gjatë në ndërmarrje.
Kryeshefi Ekzekutiv, z. Fisnik Osmani ka falenderuar z. Gashi për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm në ndërmarrje për më shumë se 42 vite.
Kryeshefi Osmani theksoi se z. Gashi një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij ia ka dedikuar ndërmarrjes, për faktin se është një nga punëtorët me përvojën më të gjatë të punës.
Në shenjë respekti për kontributin e tij, për z.Gashi, ai ka i ka ndarë një mirënjohje për kontribut jetësor.
I emocionuar z. Gashi tha se “Termokos” ka qenë shtëpija e tij e dytë dhe nëpërmes kësaj pune ka rritur dhe shkolluar shtatë fëmijët e tij.
Falenderues për bashkëpunimin, mirësinë dhe bashkëpunimin e tij, është shprehur edhe Naim Bytyçi, drejtor i Departamentit të distribuimit, i cili në emër të ndërmarrjes i ka dhuruar Gashit një orë dore.
Ndërkaq, Florent Hoxha, drejtor i Departamentit të prodhimit ka falenderuar z.Gashi për gjithë angazhimin e tij në këtë departament dhe në ndërmarrje.
Për më shumë se 42 vite angazhim, Jahir Gashi ka punuar si elektricist i ndërmarrjes, ndërsa viteve të fundit si udhëheqës i shërbimit të elektrikës.


