- 10 Korrik, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

10.07.2023, Prishtinë
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z. Alban Zogaj me Kryeshefin Ekzekutiv të NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani dhe asambleistët Jeta Rafuna e Amir Simnica kanë vizituar në fundjavë punimet, që po zhvillohen për zgjerimin dhe rehablitimin e rrjetit të ngrohjes.
Pasi u njoftuan nga punëkryesit për ecurinë e punimeve, ata u ndanë të kënaqur me dinamikën e tyre, që po zhvillohet sipas planifikimeve.
Aktualisht, në qendër të kryeqytetit, përkatësisht në rrugën “Qamil Hoxha” janë duke u zhvilluar punimet për reahabilitimin e rrjetit ekzistues të ngrohjes, përkatësisht ndërrimi i gypave të vjetër të ngrohjes me gypa të rinjë paraizoluar të standardeve më bashkëkohore.
Në kuadër të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, në qendër të Prishtinës do të kyçen në rrjetin e ngrohjes edhe 4 objekte banesore, që nuk kanë qenë deri më tani pjesë e rrjetit të ngrohjes.
Ky projekt është bashkëfinancuar nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut, nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe nga “Termokos”.






