- 16 Gusht, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme
Pa Komente

16.08.2023, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Fisnik Osmani ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin e ndërmarrjes “Pastrimi”, z. Petrit Reçica. Bazuar në këtë marrëveshje bashkëpunimi, NP “Termokos”, i ka dhënë në shfrytëzim 3 kamioneta NP “Pastrimi”, që do të përdoren për bartjen e mbeturinave.
Kjo është një nga marrëveshjet e bashkëpunimit, në mesin e shumë të tjerave, që ka arritur Kryeshefi Osmani me ndërmarrje e institucione të ndryshme, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.


